Ndërtoni me Cilësi!

MISIONI, VIZIONI & VLERAT

Tek MATIS, cilësia është thelbësore për të kënaqur klientët dhe për të ruajtur besnikërinë e tyre, prandaj ne sigurohemi që ta kontrollojmë atë në çdo proces.
Kontrolli i cilësisë është primar për ne sepse duam të inkurajojmë njohurinë e cilësisë, të kënaqim klientët tanë dhe të ndërtojmë një marrëdhënie të besueshme
me të gjithë klientët tanë, furnitorët dhe pjestarët brenda organizatës. Ne kryejmë analiza dhe prova për çdo prodhim, duke u siguruar që cilësia gjithmonë
të jetë në përmbushje të kritereve që kompania MATIS ka vendosur.

EKOLOGJI

Për t’iu përgjigjur sfidave të botës dinamike aktuale të karakterizuar nga ndryshimi i klimës, krizat e burimeve dhe zgjerimi i pabarazive ekonomike, ndërtimi duhet të
ripërcaktohet duke përdorur një sistem social-ekologjik. Kjo është arsyeja pse MATIS ofron materiale ekologjike ndërtimi në mënyrë që të mbrojmë mjedisin në të cilin jetojmë. MATIS jo vetëm që është përqendruar në bërjen e sistemeve më efikase, por edhe në rikonceptimin e sistemit për të përmirësuar vazhdimisht proceset natyrore dhe për të përqendruar mirëqenien e njerëzve që jetojnë, punojnë dhe përjetojnë mjedisin e ndërtuar.

MATIS PROFESSIONAL CLUB

MATIS ka krijuar Klubin Profesional MATIS, ku të gjithë anëtarët janë të ftuar të bashkohen dhe të krijojnë një njohuri më të mirë rreth fushës së ndërtimit. Ne organizojmë kurse dhe seminare të ndryshëm me qëllim përhapjen e njohurive ndërmjet individëve që kërkojnë të mësojnë rreth ndërtimit dhe materialeve të saj.

RRETH NESH

MATIS është një kompani që përqendrohet në prodhimin e ngjitësve dhe produkteve kimike për industrinë e ndërtimit. Që nga themelimi, MATIS ka zbatuar strategjinë e ndërkombëtarizimit duke i dhënë rëndësi të madhe satisfaksionit të klientit, teknologjisë, mirëmbajtjes së mjedisit, përshtatjes ndaj nevojave të tregut dhe zhvillimit të përgjithshëm në të gjithë sektorët e saj.

MATIS është plotësisht i përkushtuar ndaj inovacionit dhe zhvillimit të vazhdueshëm të produkteve të reja. Kompania zotëron një departament të organizuar R&D, të pajisur me personel të specializuar shkencor, ku produktet e reja zhvillohen çdo vit në përputhje me nevojat e tregut dhe zhvillimet më të fundit teknologjike në sektorin e ndërtimit.

PRODUKTET

BËHU DISTRIBUTOR

Pse të bëheni distributor i MATIS?